Omega Farma

Kocefan

Ceftriaxone (1gr)

Kocefan eshte antibiotik i grupit te cefalosporinave, i gjenerates se trete

Ka 1g pluhur dhe 3.5ml shkrires injektabel per perdorim intramuskular. Behet vetem nje here ne dite.

Informacion klinik

Perdoret ne infeksionet e renda bakteriale te shkaktuara nga bakteriet gram negative dhe gram pozitive. Vepron ndaj bakterieve rezistente ndaj atibiotikeve te zakonshem. Perdoret gjithashtu ne te semuret me rezistence te ulet.

Indikacione terapeutike

- Infeksionet pulmonare: bronkit akut, bronkopneumoni, pneumoni, bronkit kronik i riakutizuar, astma bronkiale.
- Infeksionet e ORL: tonsilit, sinozit, mastoidit, laringiti akut.
- Infeksionet e aparatit urinar: pyelo nefrit akut dhe kronik, cystitis, prostatitis, etj.
- Infeksione te tjera: encefalitis, meningitis, osteomielitis, pyodermatitis sepsis, etj.
- Profilaksi te plageve kirurgjikale

Kunderindikacionet

- Hipersensibilitet nga cefalosporinat apo nga ndonje nga perberesit e saj.
- Ne rastet e hiperndjesherise nga penisilina duhet pasur parasysh shfaqja e ndonje alergjie te kryqezuar.
- Ne grate shtatezena dhe me femije ne gji perdoret vetem ne rastet e domosdoshme, nen kujdesin direkt te mjekut.

Efektet aneore

- Shqetesime gastrointestinale: diarre, te perzjera, te vjella, stomatite.
- Ndryshimet hematologjike: eosinofilia, leucopenia, granulocitopenia, anemia, trombocitopenia.
- Reaksione te lekures: ekzantema, dermatit alergjik, te kruajtura, urtikaria dhe edema.
- Efekte te tjera anesore te rralla: dhimje te lehta te kokes, marrje mendsh, rritje te transaminazave, kandidoza vaginale, ethe, temperature dhe reaksionet anafilaktike. Shfaqja e shokut anafilaktik eshte shume i rralle.

Dozimi dhe menyra e perdorimit

Te rritur dhe femije mbi 12 vjec: doza e keshilluar eshte 1g KOCEFAN nje here ne dite (cdo 24 ore). Ne rastet me te renda apo ne infeksionet e shkaktuara nga mikrooganizmat e ndjeshem doza mund te shkoje deri ne 4g ne nje perdorim te vetem.
Neonatet (deri 2 javesh): doza ditore eshte 20-50 mg/kg per peshe trupore per nje perdorim te vetem. Per shkak se sitemi enzimatik nuk eshte i maturuar nuk duhen kaluar 50mg/kg.
Femije (nga 3 javesh deri 12 vjec): doza ditore mund te varioje nga 20 ne 80 mg/kg. Per femijet me peshe trupore 50kg do te perdoret doza e te rriturve.
Te moshuarit: skema e dozimit te te rriturve nuk modifikohet per rastet e pacienteve te moshuar.
Zgjatja e terapise eshte ne funksion te dekursit te infeksionit. Si te gjithe terapite me antibiotik, ne pergjithesi perdorimi i KOCEFAN vazhdon minimalisht deri 48-72 ore mbas largimit te temperatures.

Vecorite farmaceutike

- Ceftriaxoni ushtron veprimin e tij antibakterial nepermjet bllokimit te enzimave bakteriale te vecanta qe marrin pjese ne sintezen e murit qelizor te qelizes bakteriale.
- Eshte antibiotik qe vepron mbi bakteriet gram pozitiv dhe gram negative aerobe.
- Vepron dhe ne bakteriet anaerobe.
- Eshte antibiotik qe vepron nje here ne dite.
- Nuk metabolizohet ne organizem dhe eliminohet ne menyre aktive respektivisht 56% nga veshka dhe 44% nga melcia. Eliminimi ne veshke behet nepermjet filtrimiy ne glomerula.
- KOCEFAN nuk mund te perzjehet ne shiringe me medikamente te tjera, por duhet perdorur vecante.
- Tretesira e pergatitur mund te ruhet ne kushte frigoriferike deri ne 24 ore.

Shko në fillim